Rritet edhe më tepër çmimi për shkuarje në Haxh

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 12:20
Rritet edhe më tepër çmimi për shkuarje në Haxh

Bashkësia Islame e Kosovës ka treguar se çmimi për të shkuar në Haxh në këtë vit është 6 mijë e 350 euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky çmim është vendosur në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e BIK-ut, bazuar në çmimet e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite si dhe aviotransportit.

Kurse, vitin e kaluar, çmimi për të shkuar në Haxh ishte 5 mijë e 700 euro, pra më lirë se në këtë vit.

(Kosova Sot Online)