"Albini i bën të gjithë më të mirë", Feraj: Falënderimi i takon Albinit

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 13:08

Këshilltari politik i kryeministrit, Albin Kurti, Hysamedin Feraj, ka lavdëruar dhe ka thënë fjalë të mira për kryeministrin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Feraj, ka shprehur nervozë nga kritikat që po i bëhen për “Zajednicën”.

Postimi i plotë:

Nuk thoshin kot "Albini i bën të gjithë më të mirë"!

Tani të gjithë janë bërë aq patriotë, aq kundër Zajednicës, sidomos Lumiri, Memli, dhe grenellistët, sa le të tradhtojë kur të dojë Albini, ata nuk lënë as mizën të kalojë nga Serbia në Kosovë, e lëre më ndonjë propozim i saj në dëmin tonë! Madje edhe sikur kiameti të bëhet!

Dhe kishte skeptikë që thoshin se me 14 shkurt nuk ka ndodh ndryshmi!

Falenderimi i takon Albinit.

(Kosova Sot Online)