35-vjeçari kosovar gëlltiti dhëmbët derisa ishte në gjumë, bëhet për spital

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 14:17
35-vjeçari kosovar gëlltiti dhëmbët derisa ishte në gjumë,  bëhet për spital

Një rast i rrallë ka ndodhur në Klinikën e Gastroentetologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person derisa ishte në gjumë ka gëlltitur urën metalokeramike që i kishte vënë stomatologu, ku kjo urë i është larguar pa ndonjë problem.

Këtë e ka bëre të ditur doktori Skender Telaku përmes një njoftimi.

“Nxjerrja e ures metalokeramike gjysmecirkulare nga perpisa (ezofagu) me endoskop. Mashkulli 35 vjec aksidentalisht, deri sa ka qene ne gjume e ka perbire uren e vene nga stomatologu disa muaj me pare. Ura u nxorr endoskopikisht pa kurfare problemi…..”, ka shkruar doktori Telaku.

(Kosova Sot Online)