Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, shoferi deklaroi se nuk ka asgjë

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 14:53
Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, shoferi deklaroi se nuk ka asgjë

Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, dogana njofton se sot në mëngjes është paraqitur automjeti me targa të Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar. Automjeti është ndaluar për kontroll dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, gjatë kontrollit fizik të automjetit janë gjetur para në vlerë prej 28650.00 euro të pa-deklaruara.

Kurse, sasia e këtyre parave është sekuestruar.

“Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të pa-deklaruara. Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe ne çantën e Lap Top-it te ndara në katër paketime”, njofton dogana.

“Rasti më tutje ka vazhduar për hetime derisa është konfiskuar sasia e mjeteve monetare konform procedurave ligjore, respektivisht konform nenit 33.5 te KDAK-ës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)