Mustafa: Osmani e ka rolin që të kujdeset për kushtetutshmërinë

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 15:19
Mustafa: Osmani e ka rolin që të kujdeset për kushtetutshmërinë

Deklaratën e presidentes Osmani ku ka kritikuar Bashkimin Evropian, e ka komentuar  ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij presidentja e Kosovës nuk tregoi nëse marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe si do të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së kësaj marrëveshje.

“Presidentja e Kosovës e ka përmend nevojën që marrëveshja të shkojë në Kuvend mirëpo ajo s’ka thënë asnjë fjalë vet, do të duhej që edhe presidentja të merrej me këtë çështje sepse ajo e ka rolin që të kujdeset për kushtetutshmërinë”, tha ai.

Ai shton se presidentja nuk ka luajtur rol në marrëveshje përveç që e ka cekur se pika shtatë e marrëveshjes do të jetë problematike, ajo ka qenë periferike në bisedat për marrëveshjen.

(Kosova Sot Online)