Szunyog fillon takimet me opozitën

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 15:45
Szunyog fillon takimet me opozitën

Me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot Tomas Szunyog, shef i Bashkimit Evropian në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka nisur takimet me liderët e opozitës, pasi në Ohër është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse nuk u nënshkrua.

“U takova sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar në Twittershefi i zyrës së BE-së.

PDK-ja dhe LDK-ja kanë shprehur kritika të shumta për qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialog, përfshirë edhe marrëveshjen e Ohërit.

(Kosova Sot Online)