Stoltenberg: Ne nuk kemi asnjë provë që Kina po i dërgon Rusisë armë

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 17:15
Stoltenberg: Ne nuk kemi asnjë provë që Kina po i dërgon Rusisë armë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi Kinën të martën kundër furnizimit me armë vdekjeprurëse për Rusinë, ndërsa liderët e të dy vendeve po takoheshin në Moskë për bisedime.

“Ne nuk kemi parë asnjë provë që Kina po i dërgon Rusisë armë vdekjeprurëse, por kemi parë disa shenja se kjo ka qenë një kërkesë nga Rusia dhe se kjo është një çështje që konsiderohet në Pekin nga autoritetet kineze”, tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Kina nuk duhet të ofrojë ndihmë vdekjeprurëse për Rusinë, kjo do të ishte të mbështeste një luftë të paligjshme”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)