Ish-kryeministri e pranon: Kam mashtruar Parlamentin

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 17:45
Ish-kryeministri e pranon: Kam mashtruar Parlamentin

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka pranuar se ka mashtruar Parlamentin lidhur me festat që thyenin rregullat e Covid-it, por mohoi se e bëri atë me qëllim.

Johnson ka publikuar një mbrojtje prej 50 faqesh. Në të, ai thotë se garancitë e tij për deputetët se rregullat e bllokimit ishin ndjekur u bënë me “mirëbesim”. Ish-kryeministri është bërë pjesë e një skandali të qujatur ‘Partygate’, pasi ka zhvilluar disa festa gjatë periudhës së pandemisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Johnson përballet me pezullimin apo edhe përjashtimin nga Parlamenti, nëse deputetët vendosin se ai i ka mashtruar qëllimisht. Ish-kryeministri pritet të dalë para Komitetit të privilegjeve nesër në një seancë dëgjimore televizive.

Në dokumentin e tij të mbrojtjes, Johnson thotë se ai nuk kishte mashtruar “me dashje ” deputetët dhe “nuk do donte ta bënte këtë”.

(Kosova Sot Online)