Kurti: Vuçiq e ka refuzuar ofertën time 'gjeneroze'

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 17:48
Kurti: Vuçiq e ka refuzuar  ofertën time 'gjeneroze'

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka refuzuar një ofertë të tij “gjeneroze” për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Pasi refuzoi të nënshkruajë Marrëveshjen e 27 shkurtit dhe para se ta refuzojë sërish nënshkrimin e Aneksit më 18 mars, Presidenti i Serbisë e ka refuzuar ofertën time bujare të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës në një asociacion që unë do ta draftoja dhe propozoja”, ka shkruar Kurti.

Në fund, Kurti ka bërë një pyetje ironike për qasjen refuzuese të Vuçiqit.

“A është ai Doktor “Jo”-ka, ose “Mr Nyet”?, Epo, ne e dimë që ai nuk është një doktor”, ka shkruar Kurti sot.

Termi “Mr Nyet” (ose Zotëri “JO”) është një referencë për ish-diplomatin sovjetik, Andrei Andreyevich Gromyko, pasi përdorimit të rregullt të vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 


(Kosova Sot Online)