Serwer: Nuk jam i bindur se marrëveshja në Ohër është ligjërisht e obligueshme

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 17:55
Serwer: Nuk jam i bindur se marrëveshja në Ohër është ligjërisht e obligueshme

Profesori amerikan, Daniel Serwer nuk ka shpresë që marrëveshja e arritur në Ohër do të zbatohet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“As nuk jam i bindur se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme. Do të doja ta dëgjoja këtë dhe arsyen prapa saj nga një jurist i Departamentit të Shtetit”, ka thënë ai.

 

Ai e sheh si dështim të Perëndimit mosbindjen e Presidentit serb për ta nënshkruar dokumentin. “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dështuan ta bindin Vuçiqin të nënshkruajë”.

Profesori amerikan i beson arsyes së dhënë nga Vuçiqi dhe thotë se Presidenti serb “nuk ka dashur ta nënkuptojë njohjen e Kosovës si shtet sovran”.


(Kosova Sot Online)