Lajçak: Ja kur do t’i ftoj Bislimin dhe Petkoviqin në Bruksel

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 18:33
Lajçak: Ja kur do t’i ftoj Bislimin dhe Petkoviqin në Bruksel

Shumë shpejt do i ftojë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe të drejtorin e së ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, në Bruksel, ka deklaruar i dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak pritet që t’i bëjë të ditura hapat e ardhshëm të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Si hap të ardhshëm në dialog, do t’i ftoj kryenegociatorët në Bruksel dhe do t’i diskutojmë hapat për zbatimin [e Marrëveshjes], për t’u siguruar se kemi një pajtim se si të vazhdojmë me zbatimin. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai.

Marrëveshja Kosovë-Serbi ka hyrë në fuqi me deklaratën e Josep Borell të shtunën rreth mesnatës. Sipas BE-së ajo është ligjërisht obligative. Kështu e shohin edhe Emisari i SHBA-së Gabriel Escobar dhe ambasadori Christopher Hill.

(Kosova Sot Online)