Hoti: Kursimet e Trustit po avullohen në tregje financiare

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 18:41
Hoti: Kursimet e Trustit po avullohen në tregje financiare

Mjetet e investuara në Trustin pensional janë pa ‘zot’, ka deklaruar  Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoti ka theksuar se Trusti nuk ka Bord për t’i tërhequr mjetet nga tregjet dhe fondet që janë në rënie dhe se humbjet janë me miliona.

Ai tutje ka thëne se kursimet e qytetarëve po avullohen ne tregjet financiare.

“Nuk ua dhanë një pjesë të kursimeve qytetarëve, siç u kërkua me projekligjin e inicuar me peticion nga qytetarët. Tani ato kursime po avullohen në tregje financiare pasi nuk ka kush t’i kthejë në Kosovë për t’i mbajtur si para të gatshme” shkruan Hoti.

(Kosova Sot Online)