Grumbullon 7 miliardë euro ndihmë për Turqinë

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 18:45
Grumbullon 7 miliardë euro ndihmë për Turqinë

7 miliardë euro janë mbledhur në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Bruksel, për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit shkatërrimtar. Ndër vendet pjesëmarrëse ka qenë dhe Shqipëria, e cila do të dhurojë 1 milion euro ndihmë në shenjë solidarizimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Konferenca vjen pas tërmeteve shkatërruese më 6 shkurt, të cilët morën jetën e 50,000 njerëzve në Turqi dhe Siri, si dhe shkaktuan shumë dëme në ndërtesa dher materiale.

Qasja në zonat e goditura në Siri u vonua dhe paratë e premtuara dje do të kufizohen në nevojat humanitare dhe rimëkëmbjen e hershme për shkak të krizës politike në vend.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se nga 7 miliardë euro, 1 miliard euro do të shkojë për Sirinë dhe pjesa tjetër për Turqinë.

Kostoja e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet tejkalon shumën e premtuar në konferencën e donatorëve. Vlerësimi paraprak i dëmeve në Turqi tregon nevoja shumë të mëdha mbi 100 miliardë dollarë.

(Kosova Sot Online)