Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e ushtrisë serbe

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 20:30
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e ushtrisë serbe

Me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneral Milan Mojsilovic, në Beograd, është takuar komandanti i KFOR-it, Michele Ristuccia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim në rrjete sociale të faqes zyrtare të KFOR.

“Komandanti i KFOR, MG Angelo Michele Ristuccia, u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneral Milan Mojsilovic, në Beograd. Ata diskutuan për implikimet e sigurisë të rezultateve pozitive të takimit të Ohrit më 18 mars dhe konsoliduan bashkëpunimin e tyre”, thuhet në postim.


(Kosova Sot Online)