Hasani: Vuçiq po tallet me ne, serbët do të fitojnë autonomi territoriale

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 21:19
Hasani: Vuçiq po tallet me ne, serbët do të fitojnë autonomi territoriale

Serbët do të fitojnë autonomi territoriale, me marrëveshjen e Ohrit, ka deklaruar profesori universitar, Enver Hasani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hasani thotë se në marrëveshje thuhet se të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen, andaj edhe vlen ende marrëveshja e vitit 2013 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nëse marrëveshja thotë sic thotë, të gjitha palët dhe nuk ka rëndësi cilat nene pasi të gjitha duhet të zbatohen. Aty thotë se edhe të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen. Kjo i bie se duhet ai i vitit 2013 të zbatohet, pasi nuk e njeh vendimin e Kushtetutës”, tha ai.

Tutje ai tha se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia dhe se anëtarësimi nuk është pjesë e marrëveshjes. Ai po ashtu tha se Serbia ka fituar nga kjo marrëveshje.

“Anëtarësimi në OKB nuk përmendet askund, është fiktiv. Vuçiqi po tallet me neve kur e përmend. Po e zëmë se Serbia e njeh Kosovën, përsëri kjo nuk do të thotë se na garantohet anëtarësimi në OKB”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)