Abdixhiku: Lëshimet e Kurtit kanë ndikuar në humbjen e një mundësie historike

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 21:25
Abdixhiku: Lëshimet e Kurtit kanë ndikuar në humbjen e një mundësie historike

Qëndrimet rreth marrëveshjes Kosovë – Serbi, i ka shprehur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se lëshimet e bëra të Kurtit kanë ndikuar në humbjen e një mundësie historike.

“Lëshimet e bëra nga Kurtit kanë ndikuar në humbjen e një mundësie historike”, tha Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, marrëveshja që e pranoi Kurti, nuk është marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme dhe me njohje të ndërsjellë.

Abdixhiku potencoi edhe dy letrat e mëhershme të presidentëve amerikanë, dhe qasjen e Kurtit në atë kohë, duke lënë të nënkuptohet se mosveprimi i Kurtit në kohë ka ndikuar që sot të përfundohet vetëm në një marrëveshje bazë me Serbinë.


(Kosova Sot Online)