Hasani: Edhe Mali i Zi do të ketë probleme me serbët

  • A.P /
  • 22 March 2023 - 14:00
Hasani: Edhe Mali i Zi do të ketë probleme me serbët

Pas zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, ai shtet do të ketë probleme të njëjta sikur tani që ka Kosova, ka theksuar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në Mal të Zi jetojnë një shumicë më e madhe e serbëve se sa në Kosovë. Në garën për president do të ketë betejë mes Milo Gjukanoviq, lider malazez që ka shjumë vite në pushtet dhe që njihet për vijën nacionaliste malazeze që edhe solli pavarësinë e këtij shteti dhe kundërkandidatit të tij Jakov Milatoviq, malazez që avokon për lidhje me Serbinë.

Hasani thotë se shumica serbe do të krijojë probleme me shtetin e Malit të Zi, njëjtë sikur në Kosovë.

“Nëse fiton Gjukanoviqi, kjo rryma nacionaliste malazeze, atëherë do të ketë probleme të natyrës së njëjtë në pjesën veriore të saj”, thotë ai.

“Ndërsa nëse fitojnë Vasojeviqt, që i thonë atje kjo pjesa afër Kosovës që është e banuar me shumicë serbe, atëherë do të ketë probleme sikur me Bosnjën”, shtoi Hasani.

(Kosova Sot Online)