Hasani: Tiroli Jugor mund të jetë modeli i Asociacionit

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 22:25
Hasani: Tiroli Jugor mund të jetë modeli i Asociacionit

Nga modelet evropiane që i janë ofruar Kosovës si shembuj të Asociacionit, ai i Tirolit Jugor mund të jetë më i munduri, ka theksuar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hasani thotë se diplomatët italianë kanë shtuar vizitat në Kosovë dhe në Serbi kohët e fundit, andaj beson se ky mund të jetë modeli që do të bazohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Italianët kanë shtuar vizitat në muajt e fundit. Tiroli Jugor mund të jetë modeli i Asociacionit. Edhe pse Italia ka edhe territore tjera brenda saj, por Tiroli Jugor është më i suksesshmi në Evropë, së bashku me Ishujt Aaland”, tha ai.

Tutje Hasani tregoi edhe për kompetencat që ka Tiroli Jugor brenda Italisë.

“I ka të gjitha gjymtyrët. Ka legjislativin dhe të gjitha kompetencat tjera. Por vetëm atë kryesoren nuk e ka, që është pjesë e Italisë”, shtoi ai.

Tiroli Jugor është një rajon autonom në Italinë veriore, ku jetojnë shumicë e madhe e folësve të gjuhës gjermane.

 Kjo zonë ishte pjesë e Austro-Hungarisë deri në aneksimin nga Italia në vitin 1919. Më 1971 u arrit marrëveshje për autonomi më të madhe për rajonin dhe u ra dakord që Austria të mos ndërhyjë në punët e brendshme të rajonit. 

(Kosova Sot Online)