Aksident në këtë qytet të Kosovës, raportohet për tre të lënduar

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 23:01
Aksident në këtë qytet të Kosovës, raportohet për tre të lënduar

Para pak çastesh në Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku me tre të lënduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku një veturë ka goditur tre këmbësorë.

“Në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Vushtrri, aksident trafiku me të lënduar. Një veturë ka goditur tre këmbësorë. Janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Raportohet se të lënduarit janë prindërit me vajzën e tyre.

(Kosova Sot Online)