Viti: Një person rrah nënën, motrën dhe bëshkëshorten, nëna dhe motra dërgohen në strehimore

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 09:31
Viti: Një person rrah nënën, motrën dhe bëshkëshorten, nëna dhe motra dërgohen në strehimore

Një person në Viti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën, motrën dhe bashkëshorten e tij, shkruan “Kosova Sot Online”.

Nëna dhe motra janë dërguar në strehimore.

Rasti është në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Viti 21.03.2023-18:40. Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar i ka sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare (nënën, motrën dhe bashkëshorten e tij). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, nëna dhe motra janë dërguar në strehimore, rasti në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)