Komandant Remi: Kosova kishte fuqi të vogël UÇK-në, por mori me vete gjithë botën e qytetëruar

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 10:03
Komandant Remi: Kosova kishte fuqi të vogël UÇK-në, por mori me vete gjithë botën e qytetëruar

Ish-komandati i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka thënë se lufta në Ukrainë është fitorja e madhe që po e ndryshon botën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mustafa ka theksuar se Kosova kishte fuqi të vogël UÇK-në, por kishte marrë me vete botën e qytetëruar, të udhëhequr nga SHBA-ja dhe NATO dhe kishte fituar mbi bllokun e së keqes të udhëhequr nga Rusia dhe Serbia.

“Lufta në Ukrainë, fitorja e madhe që po ndryshon Botën!”, ka shkruar Remi në Facebook.

“Kosova kishte fuqi të vogël UÇK-në, por mori me vete gjithë botën e qytetëruar që po udhëhiqej nga SHBA-NATO dhe fitoj mbi bllokun e së keqës që udhëhiqej nga Rusia me Sërbinë”, ka shtuar ai.

“Tani koha e grushtit të fundit Bllokut të ushëhequr nga Rusia dhe ka ndikimë jo vetem mbi Serbinë por edhe në vende tjera. Qytetërimit botëror i pirë nga SHBA duhet të bashkohet në fitoren mbi të keqen që rrezikon Botën dhe të mirat në përgjithsi. Fitore në Ukrainë për gjithë Boten”, ka shkruar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit.

(Kosova Sot Online)