Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Të përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit dhe hapjen e kapitujve të rinj

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 10:29
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Të përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit dhe hapjen e kapitujve të rinj

Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka shkruar për bisedën që presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani dhe Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, kanë zhvilluar dje, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Dje u zhvillua një bisedë e mirë mes presidentëve të shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës, të përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit tonë dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit dypalësh”, ka shkruar ajo në Twitter.

Osmani dhe Herzog në këtë bisedë telefonike në mes të krerëve të shtetit të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, të dy liderët kanë biseduar për raportet bilaterale në mes të dy shteteve dhe mundësinë e thellimit të tyre, thuhet në një komunikatë për media.

(Kosova Sot Online)