Qeveria ndan 6 milionë euro për 'tejkalimin e krizës energjetike'

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 12:24
Qeveria ndan 6 milionë euro për 'tejkalimin e krizës energjetike'

Qeveria ka ndarë 6 milionë euro për “tejkalimin e krizës energjetike”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo është e nevojshme për të vazhduar subvencionimin e tarifave dhe qytetarëve që e kursejnë energjinë.

Ky vendim u miratua nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

(Kosova Sot Online)