Kurti: Dialogu s’është top prioritet, Ju nuk e dini ju se çfarë bëj unë gjithë ditën

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 13:08
Kurti: Dialogu s’është top prioritet, Ju nuk e dini ju se çfarë bëj unë gjithë ditën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me angazhimin e tij për procesin e dialogut dhe deklaratat e tij të mëhershme që dialogu s’është prioritet i tij kryesor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti shtoi s’është i vërtetë konstatimi se e ka dialogun top-prioritet duke shtuar se gjatë ditës bën edhe shumë punë të tjera që ndërlidhen me ministri, qeverisjen komunale e shumë çështje të tjera.

“Së pari, më lejoni të iu korrigjoj. Dialogu s’është top prioritet. As për nga vllimi e as për nga intenstiteti. Ju nuk e dini ju se çfarë bëj unë gjithë ditën, por nëse e shihni angazhimin për arsim, infrastrukturë, qytete fshatra e komuna, puna për anëtarësime në organizata ku s’jemi anëtare, është vëllim gjigant i punëve. Nëse e shihni nga angazhimi im ditor, javor e mujor, dialogu s’është top prioritet. Unë në vikend isha në Ohër, tash nuk jam në Ohër siç e shihni dhe merrem me punë të tjera”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)