Kurti tregon ofertën që ia bëri Vuçiqit në Ohër për Asociacionin: Nuk ka pasë dakordim

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 13:34
Kurti tregon ofertën që ia bëri Vuçiqit në Ohër për Asociacionin: Nuk ka pasë dakordim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka treguar dhe japur detaje për “ofertën bujare” që tha se ia kishte bërë Serbisë rreth themelimit të Asociacionit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se në takimin e Ohrit kishte propozuar që Asociacioni të hartohej në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe aktgjykimit të Kushtetueses, si dhe në bazë të qëndrimit të Brukselit dhe Washingtonit.

Tutje, Kurti shtoi se nuk kanë pasur dakordim për këto tri shtylla.

“Unë kam bërë një ofertë konkrete duke iu thënë nëse pala serbe është dakord që të pranojë le të themi tri shtylla bazike: Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimin e Kushtetueses të 2015-ës në njërën anë dhe në anën tjetër një qëndrim të Brukselit dhe një tjetër të Ëashingtonit mbi atë të cilën është edhe nuk është Asociacioni, unë kam thënë që nëse janë dakord me këtë premisë unë jam i gatshëm ta shkruaj draftin e Asociacionit. Mirëpo, duhet njëherë të pajtohen me premisën. Nuk ka pasë dakordim që të përfillen këto tri shtylla”.

Kurti tha se pas prezantimit të kësaj ideje të tij hasi në një refuzim të ashpër dhe reagime të tilla që s’duhet qëndruar më në takim nga pala serbe.

(Kosova Sot Online)