Abdixhiku pret në zyrë shefin e BE-së Tomas Szunyog

  • A.P /
  • 22 March 2023 - 16:12
Abdixhiku pret në zyrë shefin e BE-së Tomas Szunyog

Shefin e zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot e ka pritur në zyrë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook,

Halimi ka thënë se Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Szunyog “për qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut”.

Në këtë takim janë diskutuar “reforma zgjedhore dhe konsensusin partiak që duhet të arrihet; Kontributi i çmueshëm i LDK-së në procesin e Vetingut si dhe për zhvillimet e tjera në Kuvendin e Kosovës”.

“Bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kolegët kemi pritur sot në takim SH.T shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog. Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut. Në vazhdën e temave të diskutuara ishin edhe reforma zgjedhore dhe konsensusin partiak që duhet të arrihet; Kontributi i çmueshëm i LDK-së në procesin e Vetingut si dhe për zhvillimet e tjera në Kuvendin e Kosovës. Kryetari Abdixhiku falënderoj ambasadorin Szunyog për rolin mbështetës të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës dhe reformave të ndryshme të ndërmarra në partneritet me asistencën e BE-së”, ka shkruar Halimi.

(Kosova Sot Online)