Ja kur pritet të merret vendim për shtrenjtimin e tarifave të rrymës

  • A.P /
  • 22 March 2023 - 18:05
Ja kur pritet të merret vendim për shtrenjtimin e tarifave të rrymës

Për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind, zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), nesër pritet të marrë vendim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyrtarë të ZRRE-së kanë thënë se në bazë të raporteve, për të Hyrat e Lejuara Maksimatet pritet që tarifat përfundimtare për konsumatorë të rriten rreth 15 për qind, pritet të hyjnë në fuqi.

“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së për kp.

Nga ZRrE janë përgjigjur se Bordi I këtij institucioni, nesër në seancën e dytë me radhë për këtë vit do te shqyrtoj propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO.

Sipas ZRrE-së, pas vendimmarrjes së Bordit për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Licencuarit KOSTT, KEDS dhe KESCO aplikojnë për tarifa.

(Kosova Sot Online)