
Aksion policor në disa barnatore në Kosovë

Në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme ka realizuar një operacion, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Me ç’rast ka kontrolluar 10 barnatore ku në 6 prej tyre ka gjetur sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se janë të kontrabanduara dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.
Sipas Policisë, ky operacion ka qenë i koordinuar së bashku me Doganën e Kosovës (Njësia e Antikontrabandës) dhe Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë.
(Kosova Sot Online)