Kryeziu: Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin

  • A.P /
  • 22 March 2023 - 21:55
Kryeziu: Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin

Pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në planin evropian ka Asociacion të komunave me shumicë serbe, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryeziu tha se kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin.

Ai thotë se Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty.

“Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty”.

(Kosova Sot Online)