Osmani uron besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit

  • A.P /
  • 22 March 2023 - 22:05
Osmani uron besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit

Duke uruar që secila zemër e secila sofër të jetë plotë, presidentja Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sonte fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj i sakrificës, përkushtimit, solidaritetit dhe mirësisë. Gjatë këtij muaji, secili nga besimtarët, përveç sakrificës personale dhe paqes shpirtërore, manifeston shpirtin solidar e tolerant në raport me tjetrin, në raport me njerëzit në nevojë. Populli ynë gjithmonë e ka kultivuar solidaritetin, ndaj në këtë muaj uroj që secila zemër e secila sofër të jetë plot, në mënyrë që respekti i ndërsjellë dhe dashuria të jenë udhërrëfyes përherë”, shkroi Osmani.

“Zoti ju bekoftë në këtë muaj të shenjtë dhe ju pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat e mira!”, shtoi ajo.


(Kosova Sot Online)