Blinken: Marrëveshja e Ohrit, lëviz pesëshen e BE-së drejt njohjes së Kosovës

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 07:54
Blinken: Marrëveshja e Ohrit, lëviz pesëshen e BE-së drejt njohjes së Kosovës

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se me arritjen e marrëveshjes së planit evropian në Ohër, pesëshja mosnjohëse e BE-së, do bëjë lëvizje drejt njohjes së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Fakti që të dyja shtetet tani e arritën këtë marrëveshje, dhe duke supozuar se do ta zbatojnë atë, do të lëvizë 5 vendet e BE-së drejt njohjes së Kosovës’’, ka deklaruar sekretari Blinken.

Ai gjithashtu ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për pajtueshmërinë në këtë marrëveshje.

(Kosova Sot Online)