Kurti: Me fat muaji i Ramazanit, agjërim të lehtë e të pranuar

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 08:55
Kurti: Me fat muaji i Ramazanit, agjërim të lehtë e të pranuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar besimtarët muslimanë muajin e Ramazanit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Kurti i ka uruar besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar.

Kurti ka uruar që ku muaj të sjell mirësi, paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.

Postimi i Kurtit:

Me fat muaji i Ramazanit!

Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.

Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë.

Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin!

Agjërim të lehtë e të pranuar.

Paqja qoftë mbi ju!

(Kosova Sot Online)