Istog: Tentim dhunimi, policia në kërkim të dyshuarit

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 10:54
Istog: Tentim dhunimi, policia në kërkim të dyshuarit

Një rast tentim dhunimi ka ndodhur dy ditë më parë në Istog, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se i dyshuari nuk është hasur nga policia.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lart-cekur. I dyshuari nuk është hasur nga policia”, thuhet në raport.

Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin.

(Kosova Sot Online)