Kurti: Do të ketë shumë kurthe nga Serbia, duhet të jemi vigjilentë

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 12:05
Kurti: Do të ketë shumë kurthe nga Serbia, duhet të jemi vigjilentë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në Kuvend për marrëveshjen e Ohrit, tha se do të donte që ajo të ishte përfundimtare, por se iu desh të zgjedhte, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se normalizimi i plotë nënkupton njohjen reciproke.

Po ashtu, Kurti shtoi se nuk pret rrugë rrugë të lehtë përpara, duke thënë se duhet të jenë vigjilentë, pasi do të kenë shumë kurthe dhe se Serbia do të vazhdojë të lobojë kundër.

“Unë jam kritikuar në këtë Kuvend edhe për propozimin e nënshkrimit të një marrëveshje, e cila nuk është përfundimtare. Të gjithë do të donim që marrëveshja të ishte përfundimtare. Mirëpo, mes asaj të refuzohet gjithçka pse marrëveshja s’është përfundimtare apo të themi po sepse është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe sidomos platformë solide për të ecur përpara. Natyrisht që me gjithë dijen, kapacitetin, fuqinë që kemi vendosur që duhet t’i themi po marrëveshjes bazë drejt një marrëveshje finale sa më parë”.

“S’është pjesë e premtimeve deklarative apo verbale të thëna në mënyrë të paqartë. Normalizimi i plotë nënkupton njohjen reciproke. S’pres rrugë të lehtë përpara, duhet të jemi vigjilentë, do të ketë shumë kurthe. Serbia do të vazhdojë të lobojë kundër. Me deklarata publike është shprehur kundër pjesëve të asaj që është nënshkruar dhe zbatimit të asaj”.

(Kosova Sot Online)