
Tahiri: Gjendja në vend është shumë serioze dhe kritike

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se është jetike për vendin që procesi i dialogut t’i shërbejë një qëllimi madhor, duke theksuar anëtarësimin e vendit në NATO, transmeton “Kosova Sot Online”.
Tahiri tha se gjendja në vend është shumë serioze, është kritike.
“Synimi përfundimtar duhet të jetë njohja reciproke”, tha ai.
(Kosova Sot Online)