Borrell për takimin e Ohrit: Çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 13:25
Borrell për takimin e Ohrit: Çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se çdo përpjekje për ta vënë në dyshim marrëveshjen e Ohrit është e kotë.

Borell ka shtuar se marrëveshja duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për të vënë në mëdyshje.

“Do të flas për takimin e Ohrit dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë. Marrëveshja është rënë dakord, duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për ta vënë në mëdyshje”, tha Borrell.

(Kosova Sot Online)