"Në Kosovë janë arrestuar agjentë të inteligjencës të Maqedonisë"

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 14:06

Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE thotë se në Kosovë janë arrestuar para disa ditëve agjentë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Maqedonisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kovaçki thotë se të njëjtit ishin dërguar në Kosovë nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Ai ka shtuar se për 10 ditë nga Ministria e Mbrojtjes heshtin për arrestimin në Kosovë.

“Operativët e inteligjencës janë dërguar në Kosovë rreth 10 ditë më parë nga ministrja Sllavjanka Petrovska, por në të njëjtën ditë që ata kanë mbërritur në Kosovë, ata janë ndaluar për aktivitete të dyshimta. Për 10 ditë nga Ministria e Mbrojtjes heshtin për arrestimin në Kosovë të operativëve të Shërbimit të Sigurisë dhe Informimit Ushtarak. Se çfarë kërkonin oficerët e inteligjencës shtesë në territorin e Kosovës, ku tashmë ekziston misioni i NATO-s dhe pse Sllavjanka Petrovska i dërgoi operativët pa aminin e komandantit përgjegjës, mbetet të përgjigjet vetë ministrja e Mbrojtjes”.

(Kosova Sot Online)