Bëhet thirrje që më 2 prill të marshohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 15:10
Bëhet thirrje që më 2 prill të marshohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Me datën dy prill është paralajmëruar marshimi ”Liria ka emër“, që i dedikohet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale me akuzat për “krime lufte”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Faqja “LIRIA KA EMËR” ka publikuar një video në të cilën bëhet thirrja për pjesëmarrje në marshim.

“Për ata që dikur marshuan drejt lirisë. Ju ftojmë që më 2 prill të marshojmë së bashku për drejtësi dhe të vërtetën. E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh, është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet“, thuhet ndër tjerash në këtë video.

(Kosova Sot Online)