
Përmbyset kamioni në ‘Rrugën e Kombit’ dhe del në anën tjetër të rrugës, dyshohet se shoferi ka vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Raportohet se një kamion është përmbysur në rrugë, ndërsa dyshohet se drejtuesi i tij ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Dukagjin.
Kamioni ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit.
(Kosova Sot Online)