E trishtë: E zë korrenti në dush, vdes drejtoresha e shkollës 9-vjeçare

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 15:55
E trishtë: E zë korrenti në dush, vdes drejtoresha e shkollës 9-vjeçare

Ornela Gjeçi, e cila ka qenë drejtoreshë e një shkollë, ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrik, përderisa ishte duke bërë dush në shtëpinë e saj në Durrës, përcjell “Kosova So Online”.

“Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës. Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin“, thuhet në reagimin e kolegëve për Gjeçin e cila ishte mësuese historie.

Familjarët që kanë qenë në shtëpi, pasi kanë dëgjuar zhurmën e kanë dërguar menjëherë në spital, por ajo ka mbërritur pa shenja jete në spital.