Rakiq i reagon Kurtit: Ja pse s’po marrim pjesë në zgjedhje

  • A.P /
  • 23 March 2023 - 17:28
Rakiq i reagon Kurtit: Ja pse s’po marrim pjesë në zgjedhje

Sa i përket qëndrimit për refuzimin e “Srpskas” për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore, “Lista Serbe” që drejtohet nga Goran Rakiq ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një komunikatë për media, “Lista Serbe” thotë se lëvizjet e tyre të fundit janë bërë si rezultat i “mosbesimit që serbët e ndjejnë ndaj Kurtit”.

Gjithashtu partia që drejton Goran Rakiq thotë se akuzat e Kurtit se Beogradi zyrtar po përzihet në punët e brendshme të Kosovës s’ka bazë.

Përveç tjerash thonë se vendimi i tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje është si rezultat “i dhunës së vazhdueshme insititucionale të ushtruar ndaj serbëve nga regjimi i Albin Kurtit”.

Gjithashtu thonë se vendimi i tyre  ka ardhur edhe si rezultat i mospërmbushjes së kushteve të cilat u treguan në momentin kur serbët kishin vendosur të lëshonin insitutucionet e Republikës së Kosovës e që janë krijimi i Asocicacionit dhe largimi i të gjitha forcave speciale nga veriu i Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)