Hovenier: Kosova mbetet kampione e lirisë fetare

  • A.P /
  • 23 March 2023 - 19:38
Hovenier: Kosova mbetet kampione e lirisë fetare

Për iftarin e parë të Ramazanit, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i është bashkuar stafit të ambasadës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka thënë se Kosova është kampion i ilirë fetare, njëjtë sikur se Amerika.

“I nderuar për t’u bashkuar me familjen e Ambasadës Amerikane për një darkë Iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampione e Lirisë Fetare, një nga shumë vlerat e rëndësishme që ndajnë dy vendet tona.”, shkroi ai. 

(Kosova Sot Online)