Chollet tregon çfarë bisedoi me Kurtin dhe Vuçiqin

  • A.P /
  • 23 March 2023 - 20:02
Chollet tregon çfarë bisedoi me Kurtin dhe Vuçiqin

Sot ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai i ka uruar për arritjen e marrëveshjes në Ohër të Maqedonisë së veriut.

“E urova kryeministrin Kurti sot për marrëveshjen e arritur në Ohër, Maqedoni e Veriut, në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE. Tani më shumë se kurrë, Kosova është afruar te e ardhmja evropiane”, ka shkruar Chollet.

Ndërkaq, presidentin serb, Chollet ka njoftuar se e ka falënderuar për qasjen konstruktive në Ohër.

“E rëndësishme është që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të implementuar dhe për ta përcaktuar rrugën drejt normalizimit dhe integrimeve evropiane. Gjithashtu, e falënderova Serbinë për riangazhimin e saj me SHBA-në në stërvitje të mbrojtjes. @PlatinumWolf!”, ka shkruar Chollet.

Gjatë ditës së sotme, kryeminsitri Kurti ka ndërprerë raportimin e në Kuvend, siçu tha, si rezultat i një “telefonate të rëndësishme”.

Më vonë Kurti tregoi se ka folur me me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. 

(Kosova Sot Online)