Një grua nga ky qytet i Kosovës ia vë flakën vetes

  • A.P /
  • 23 March 2023 - 20:44
Një grua nga ky qytet i Kosovës ia vë flakën vetes

Sot në Gjakovë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, për motive ende të panjohura. Rasti ka tronditur familjen dhe dëshmitarët, kur e kuptuan se ajo ia kishte vënë flakën vetes.

Gruaja fatmirësisht është shpëtuar nga zjarrfikësit, por ka pësuar djegie të shkallës së lartë, prandaj ende s’dihet gjendja e saj.

Rastin e ka konfirmuar edhe komandanti i Zjarrfikësve në Gjakovë, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe Autoambulanca.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet, ndërkohë që viktima po merr trajtim mjekësor.


(Kosova Sot Online)