Kadaj: Ja pse i mbajta më shumë se 100 ditë burg

  • A.P /
  • 23 March 2023 - 22:03
Kadaj: Ja pse i mbajta më shumë se 100 ditë burg

Për shkak të veprimeve që i kam bërë kundër implementimit të Asociacionit, kam qëndruar për më shumë se 100 ditë në burg,ka deklaruar ish-deputetja Donika Kadaj Bujupi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kadaj tha se është e kotë që ta përsëris se sa i dëmshëm është Asociacioni.

Ajo madje thotë se si pasojë e dënimit që e ka pasur lidhur me këtë, nuk iu është lejuar të kandidojë për deputete.

“Unë mbi 100 ditë i kom mbajtë burg kundër Asociacionit, sigurisht që mendoj se është gabim. I kom gjashtë aktakuza që janë ende në proces, kundër Asociacionit. Është e kotë me dhënë interpretimin tem përsëri se sa i dëmshëm është se të gjithë e dimë.

Ka më shumë se 10 vjet që kemi rezistu. Unë kam mbet pa hy në Kuvend, për shkak të dënimit që e kom pas, për shkak të veprimeve të mija kundër Asociacionit”.

Sa i përket Asociacionit, Kadaj Bujupi thotë se një autonomi do të kish qenë defunksionalizim i shtetit të Kosovës.

“Një autonomi kish me qenë defunksionalizim i shtetit. Nuk duhet me pas frikë, por duhet të jemi vigjilent më shumë, dhe të kemi përkushtim më të madh”.


(Kosova Sot Online)