Albin Kurti vizitë të dielën në Tiranë

  • E.K /
  • 24 March 2023 - 11:47
Albin Kurti vizitë të dielën në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë të dielën Tiranën, transmeton “Kosova Sot Online”.

Raportohet se Kurti do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Nuk ka një qëllim të qartë e të deklaruar, por besohet të jetë në funksion të marrëveshjes së pafirmosur në Ohër, informimit të Shqipërisë me qëllim që edhe qeveria jonë të jetë e qartë në lobimin ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)