Edi Rama për marrëveshjen e Ohrit: Është njohje “de facto” e Serbisë

  • E.K /
  • 24 March 2023 - 12:12
Edi Rama për marrëveshjen e Ohrit: Është njohje “de facto” e Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama tha se ky është më i miri deri më sot, ku palët marrin atë që ju takon dhe është një njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia.

Rama shtoi se e vetmja pikë është që ato të zbatohen, pasi Ballkani është një vend me mjaft gracka.

“Mendoj se dokumenti në tryezë është më i miri ku të dyja palët mund të marrin atë që ju takon. Të dyja palët janë shumë pranë luftës dhe era e gjakut është ende e fortë deri në atë pikë sa nuk mund të hedhin hapat e fundme. Kjo është rruga e duhur dhe njohje “de facto” e të drejtës së Kosovës për të jetuar dhe vendosur më vete.

Është njohje “de facto” e Serbisë ku me Kosovën duhet të ketë marrëdhënie normale. E vetmja pikë është që ato të zbatohen, pasi Ballkani është një vend me mjaft gracka. Por le të shohim”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)