Dalin pamjet nga arrestimi i 28-vjeçarit që ishte nisur për të kryer vrasje

  • E.K /
  • 24 March 2023 - 12:41
Dalin pamjet nga arrestimi i 28-vjeçarit që ishte nisur për të kryer vrasje

Një 28-vjeçar është arrestuar, pasi tentoi të kryente vrasje, në Vlorë përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai u kap teksa po qarkullonte me automjet me dy persona të tjerë, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri në makinë.

Policia nisi procedim në gjendje të lirë për shtetasit F. F., 17 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasagjerët që udhëtonin së bashku me 28-vjeçarin, në automjetin e tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

(Kosova Sot Online)