Një grua goditet me sende të forta pas konfliktit për ujin e pijshëm

  • E.K /
  • 24 March 2023 - 15:04
Një grua goditet me sende të forta pas konfliktit për ujin e pijshëm

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Librazhd, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një grua është goditur me sende të forta në fshatin Xhyrë të njësisë Administrative Hotolisht.

Pas plagëve të marra, kjo grua është dërguar me urgjencë në spitalin e Librazhdit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për ujin e pijshëm.

(Kosova Sot Online)