Skenderaj: Gjendet e vdekur një 30-vjeçare, cilësohet si “vdekje e dyshimtë”

  • E.K /
  • 24 March 2023 - 15:44
Skenderaj: Gjendet e vdekur një 30-vjeçare, cilësohet si “vdekje e dyshimtë”

Një 30-vjeçare u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Kosterc në Skenderaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e familjarëve, të cilët kanë bërë me dije se e ndjera mbrëmë kishte rënë në gjumë, ndërsa sot kur ka tentuar nëna e saj ta zgjojë, e ka vërejtur se ajo nuk po lëviz dhe ka thirru për ndihmë për shkak se ka dyshuar që ajo ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 Rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”.

(Kosova Sot Online)